Ekspertiza e Triumf Rizës u krye në Zagreb

E publikuar: 03/03/2016 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trupi gjyqësor vendosi që ekspertiza e bërë nga Instituti i Forenzikës në Zagreb është e pranueshme dhe nuk paraqet konflikt interesi.

Po ashtu mori vendim që për këtë çështje nuk ka nevojë të bëhet superekspertizë. Mbrojtja e Enver Sekiraqës nuk u pajtua me këtë ekspertizë, ngase rezultatet e saj dolën të ndryshme nga ato kosovare për të njëjtën çështje.

Në nëntor të vitit të kaluar toksikologia kosovare Safete Gashi-Naka në ekspertizën e saj kishte konstatuar se ish-polici Triumf Riza në mometin e vdekjes mund të ishte i dehur rëndë.

/lajmi.net/