Eksperti Xhepa: Shpërngulja e banorëve në Tiranë nuk është zgjidhje e mirë ekonomike

E publikuar: 03/12/2019 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa ishte i ftuar në Open në Top Channel ku dha një mendim tijin për sistemimin e banorëve.

Xhepa është kundër idesë që banorët të transferohen në Tiranë.

“Nga pikëpamja ekonomike nuk duket zgjidhje e mirë kalimi i banorëve në Tiranë dhe Durrës. Kjo sepse banorët kanë ekonominë e jetës të lidhur më zonën. Në qoftë se ato shpërngulen në Tiranë do duhet t’i gjesh punë në Tiranë.

Pastaj kjo sjell edhe zhvillim ekonomik të zonës së Tiranës dhe Durrësit. Kjo zonë, do të ketë zhvillim ekonomik, ndërsa qytetet e tjera do kenë vonesa në zhvillimin ekonomik”- tha Xhepa.

/Top Channel/