Eksperti Maloku: Po ta nënshkruaja kontratën me Z-Mobile, do të duhej ta shqyeja diplomën

E publikuar: 06/06/2019 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po i heton keqpërdorimet në PTK, është duke i intervistuar tre ekspertë të telekomunikacionit.

Eksperti Naim Maloku, gjatë dëshmisë së tij, ka thënë se PTK-ja, që nga ngritja e konkurrencës ka filluar të degradojë, raporton Koha Ditore.

“Një konkurrencë e tillë i është bërë me kontratën me Z-Mobile”, ka thënë ai.

Sipas tij, është e palogjikshme se si janë përcaktuar kushtet e kontratës.

“Nuk ka ndonjë logjikë që 70% e fitimit t’i ndahet operatorit virtual, kurse vetvetes 30%”, ka thënë Maloku.

Ka thënë se “nëse do të ishte nënshkruesi i kontratës me Z-Mobile, si ekspert i telekomunikacionit do ta shqyente diplomën”.

Pas tij pritet të dëshmojë eksperti tjetër, Ismet Hamiti.