Ekspertët: Vaksina prototip mbron majmunët nga COVID-19

E publikuar: 21/05/2020 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekspertët njoftuan se një vaksinë prototip mbron majmunët nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Përderisa mbi 100 projekte hulumtuese për të zhvilluar vaksinë kundër koronavirusit janë duke vazhduar, një hulumtim nga Beth Israel Deaconess Medical Cente me qendër në Boston u publikua në revistën Science.

Në eksperimentin e zhvilluar nga virologu Dan Barouch dhe ekipi i tij se si ndikon COVID-19 ndaj majmunëve, çdo majmuni iu dhanë fragmente të ADN-së, dizajnuar sa që sistemi imunitar të njohë virusin dhe atë e transformon në proteinë virale si dhe u provuan gjashtë variacione.

Pas eksperimentit disa vaksina siguruan mbrojtje të pjesshme ndërsa një nga vaksinat duke trajnuar sistemin imunitar sulmoi proteinat e koronavirusit dhe tek 8 majmunët që u eksperimentua vaksina nuk u has virusi./AA/