Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

28.03.2020 15:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ekspertët japin verdiktin nëse ushtria kineze apo amerikane krijoi COVID-19 si bio-armë

Prej nisjes së epidemisë kanë qenë të shumta teoritë se COVID-19 është një sëmundje e krijuar nga njeriu, saktësisht nga Kina ose SHBA për qëllime destruktive, por provat shkencore e politike në të dyja vendet po hasin vështirësi për ta provuar.

Në rrethet konservatore të politikës së SHBA thuhet se virusi është krijuar nga laboratori biologjik kinez i nivelit 4 të sigurisë (BSL-4) në Vuhan, ku lindi dhe epidemia.

Laboratori drejtohet nga Institutit Kinez i Virologjisë në Vuhan që studion sëmundjet infektive, patogjenët e gjallë dhe disa tipe koronavirusesh.

Senatori republikan Tom Cotton nga Arkansas postoi i pari këtë teori më 30 janar. “Ne nuk e dimë origjinën e këtij koronavirusi … por dimë që në Vuhan ndodhet superlaboratori i vetëm i nivelit 4 në Kinë, që punon me patogjenët më vrasës, madje edhe me koronaviruset”, shkruante ai.

Shkencëtari amerikan Steve Mosher shkroi një editorial në New York më 22 shkurt me titull “Mos e hani rrëfimin kinez: Koronavirusi mund të ketë shpëtuar nga laboratori”. Influencuesi hebre Mosher, ka shkruar gjithahstu një libër me titull “Gangsteri i Azisë; Ëndërrat e Kinës kërcënojnë rendin botëror”.

Por laboratoret e kategorisë BSL-4 kanë nivelin më të lartë të sigurisë pikërisht prej punës së tyre me agjentë kërcënues për jetën si Ebola, ethet Lassa e virusi Marburg. Ato janë të lajisur me sisteme ventilimi të kalibrit të lartë, mure të përforcuar dhe sisteme sigurie që i veçojnë nga bota e jashtme.

Në SHBA ka të paktën 4 laboratore të tipit BSL-4 në Atlanta, Maryland, Texas, Hamilton e Montana, të cilët studiojnë patogjenë të rrezikshëm.
“Teoritë e konspiracionit për viruse të krijaur nga njeriu nuk janë diçka e re. E kemi parë këtë me HIV — kur u tha se e kishte prodhuar SHBA dhe e kishte lëshuar në Afrikë. Por këto janë gjëra të rrezikshme për t’u përhapur,” thotë Gerald Keusch, profesor mjekësie në Boston University.

Kina gjithashtu ka tentuar të kthjejë pllakën dhe ka thënë se virusi është prodhuar nga SHBA.
Kjo bëri që presidenti Donald Trump t’i shtpjë benzinë zjarrit duke e quajtur COVID-19 në deklaratat publike ‘virusi kinez.
‘Kina po shpërndan informacione, që janë të gënjeshtërta, se ushtria jonë ka shpërndarë virusin, prandaj për të mos debatuar unë po e quaj virusin me emrin e vendit ku lindi”, tha Trump.

Kërkimet mbi përbërien gjenetikle të virusit sugjerojnë se ARN e tij i ngjan viruseve që qarkullojnë qetësisht te lakuriqët e natës. Por sipas tyre nuk ka shumë gjasa që koronavirusi i tij të jetë krijuar si armë pasi sulmet biologjike vrasin në numra shumë më të mëdha dhe mund të transportohen në pikat e goditjes, në një kohë që virusi aktual është i papërmbajtshëm për nga përhapja./topchannel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Qeveria heq karantinën për Klinën, Vitinë e Malishevën

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Mbi 1 milion euro janë mbledhur taksa nga importi i mallrave nga Serbia, që nga reciprociteti

Skenarët e mundshëm të krizës

Skenarët e mundshëm të krizës

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

Emini: Krijimi i qeverisë Hoti ka shumë gjasë të sjellë destabilizim

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

A duhet të kenë frikë shtatzënat nga COVID-19?

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Kurti: Aryeja e dërgimit të kërkesës për opinion në Komisionin e Venedikut

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Efektet e distancimit social – ndikimi në aspektin psikologjik dhe menaxhimi i tyre

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ancelotti: Skuadra e Milanit që humbi Ligën e Kampionëve ndaj Liverpool në vitit 2005 ishte më e mirë se ekipet fituese të vitit 2003 dhe 2007

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Ismaili: Tendencat autoritare të Qeverisë Kurti duhet të ndalen

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kryeparlamentarja Osmani më e lumtur se kurrë, këndon së bashku me vajzat e saj

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Kadrijaj: Haxhiu dhe Vitia po merren me trafikime testesh dhe njerëzish

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Heshtja e ndërkombëtarëve 21 vjet pas lufte, është amnisti për këto krime

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Kurti: Bisedova në telefon me përfaqësuesit e Sanxhakut, folëm rreth gjendjes së koronavirusit

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Tri figura të larta të LDK-së të pakënaqur me koalicionin në ardhje

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Miftaraj për InfoSot: Masa e përkohshme nuk e vërteton nëse dekreti i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë

Kancelarja gjermane jep lajmin e mirë: Vaksina të jetë për të gjithë, Gjermania do ta marr përsipër

Kancelarja gjermane jep lajmin e mirë: Vaksina të jetë për të gjithë, Gjermania do ta marr përsipër