Ekspertët e sigurisë tregojnë se a do të ketë tensionim të situatës pas formimit të ushtrisë

E publikuar: 13/12/2018 11:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësit e çështjeve të sigurisë në vend janë ndarë në dysh sa i përket gjasave për tensionim të situatës pas formimit të ushtrisë, shkruan Infosot.


Ramadan Qehaja propozon që të gjitha institucionet e sigurisë në vend të ulen dhe të analizojnë në mënyrë te detajuar rrezikshmëritë e mundshme nga Serbia.


“Unë kujtoj që ne duhet të ulemi dhe ta bëjmë një analizë të thukët relevante cilat rrezikshëmeri na presin nga Beogadi zyrtar. Preferoj që ky vlerësim të bëhet urgjentisht. Të mblidhet Këshilli i Sigurisë dhe akterët e tjerë”.


Ai vë theksin në veri të vendit, duke e ndërlidhur edhe në vakumin institucional në komunat me shumicë serbe.


“Rrezikshmëria më e madhe është në veriun e Kosovës aq më parë që atje ka struktura paralele që veprojnë, dhe pas situatës së krjuar atëherë duhet shikuar se çfarë mund të ndodh atje”.


Qehaja më tutje, për Infosot, ka shpalosur skenarët e mundshme, të cilët do të mund të destabilizonin situatën në Kosovë.


“Një vakuum instituional atje e kemi nuk kemi tërësisht kontrollën, rrezikshmëria është aty që Serbia ta bëjë detashimin e forcave dhe mjeteve ushtarake në atë pjesë vetëm e vetëm për të dëstabiluzra dhe tenton që atë pjesë ta shkëpus njëherë e përgjithmonë. Ne duhet të jemi të gatshëm me forcat tona policore, me Agjenci të Intelegjencës dhe forcave tjera që këtë mos ta lejojmë”.


“Lista Serbe mund të merr masa tjetra mund të bëjë ankesa në Kushtetuese dhe veprime tjera që ne mund t`i presim mund të ketë tentativë që edhe serbët lokal që jetojmnë në Kosvoë, pa probleme, me inicimin e Beogradit zyrtar të tregojnë pakënaqësinë e tyre”.


Mirëpo se institucionet kanë marrë masat e duhura për parandalimin e rrezikshmërisë në vend, është i bindur profesori i sigurisë, Avni Islami.


“Data 14 dhjetor në aspektin e sigurisë do të jetë ditë normale dhe pa indikacione të rrezikimit të paqes dhe sigurisë për shkak se institucionet vendore dhe ndërkombëtare i kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura që mos të ketë ndonjë incident të mundshëm”.


Pakoja e ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, pritet të miratohet në lexim të dytë nesër me fillim nga ora 10:00.


Formimi i ushtrisë, sipas Qehajës e Islamit, është dashur të bëhet më herët.


“Data e kalimit të tri projektiligjeve në leximin e dytë është dashur që të bëhet shumë ma heret për shkak se FSK që nga viti 2012 i ka plotësuar kushtet që të fillojë marrjen e kompetencave shtesë…”, tha Avni Islami për Infosot.


Madje për njohësin e çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, data 14 dhjetor është momenti i fundit për formimin e ushtrisë.


“Pavarësisht vonesave që kemi është momenti i fundit që ne të fillojmë të ndërtojmë forcën tonë të armatosur.Kujtoj që edhe kështu në bazë të kësaj është dashur ta bëjmë para një viti kur unë e kam propoozuar e kam shkruar dhe në atë botë nuk kanë dashur që të dëgjojnë”.


Mbështetje për formimin e ushtrisë deri më tani kanë ofruar vende të ndryshme si: ShBA-ja, Anglia e Turqia.