Ekspertët: Dushi më i mirë – ai i mbrëmjes

E publikuar: 17/03/2017 18:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eshtë e njohur përgjithësisht se dushi zgjon trupin dhe përmirëson kreativitetin, megjithatë, e ka edhe një avantazh tjetër, nëse praktikohet para se të shkojmë për të fjetur.

Shpjegimi do t’u pëlqejë atyre që kanë probleme me pagjumësinë. Në fakt, ekspertët sugjerojnë dush në këtë kohë të ditës, sepse ndihmon që të biem në gjumë më shpejtë dhe më e lehtë, por është shumë i rëndësishme edhe orari.

Besohet se ky aktivitet duhet të bëhet një orë e gjysmë para se të shkojmë për të fjetur. Nëse bëni dush pak para kohës së gjumit, me këtë e ngrohni trupin, kështu që do të ndjeheni me më pak nevojë për gjumë dhe jeni më aktiv, ndërsa shenjën se është koha për gjumë e jep trupi i ftohur.

Trupit i duhen nëntëdhjetë minuta për të rregulluar të gjitha proceset dhe sinjalet që i tregojnë kur ka nevojë për pushim.