Eksperimenti i para 50 viteve, tregon reagimet e ushtarëve të droguar pa dijeninë e tyre (Video)

E publikuar: 27/09/2017 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtarët që shërbenin në Marinën Mbretërore të Forcave Ushtarake Britanike, janë droguar gjatë një manovre të vitit 1964, si pjesë e një eksperimenti ushtarak.

Atyre iu ishte dhënë LSD në fshehtësi, për të parë se si do të vepronin forcat armike, po që se do të binin në efektin e kësaj substance dehëse, transmeton Telegrafi.

Pamjet e postuara më poshtë, tregojnë ata duke qeshur pa kontroll, derisa njëri ngjitet në pemë për të takuar zogjtë, kurse tjetri provon të pret trungun me thikën e ushqimit.

“Të kapni sa më shumë terroristë që mundeni”, ka qenë urdhri që iu ishte dhënë 17 pjesëtareve, në ushtrimin treditorë në një pjesë malore.

Mirëpo, ata me vështirësi kuptonin komandat, ndërsa zbatimi tyre ishte gati i pamundshëm.

Nuk bëhet e ditur, nëse është përdorur kjo substancë nga forcat britanike, që të dehin në mënyrë të fshehtë forcat kundërshtare. /Telegrafi/