Eksperiment social: Qytetarët reagojnë në mënyra të ndryshme, kur personi i panjohur u afrohet dhe kërkon të shoqërohet me fëmijët e tyre (Video)

E publikuar: 03/11/2017 01:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një eksperiment social i realizuar në Angli tregon se si reagojnë qytetarët në mënyra të ndryshme, kur persona të panjohur u afrohen dhe kërkojnë nga ata që t’i lejojnë të shoqërohet me fëmijët e tyre.

Fushata “Follow Me”, shfaq momentin kur burri i panjohur u afrohet personave të ndryshëm nëpër rrugë dhe qendra tregtare, dhe pa pikë hezitimi u thotë se dëshiron të miqësohet me fëmijët e tyre, transmeton Telegrafi.

Edhe pse një kërkesë e tillë mund të tingëllojë si diçka e pazakontë, disa persona janë treguar zemërmirë duke mos refuzuar kërkesën e tij.

Por, shumica e tyre tmerroheshin kur dëgjonin se çfarë po fliste ai, e në veçanti kur u kërkonte disa prindërve që ta lejojnë të dal me vajzat e tyre.

Madje disa e kërcënojnë se do ta thërrasin policinë nëse e shohin duke iu afruar fëmijëve të tyre.

Kjo fushatë ka për qëllim të ngrit vetëdijen tek qytetarët, për faktin se viteve të fundit njerëzit preferojnë më shumë internetin që të njoftohen me dikë, pa e ditur se ai ndoshta mund të jetë ndonjë person me dosje kriminale. /Telegrafi/