Eksperienca në luhajën e shpejti e la të tmerruar, mendoi se do t’i dilte shpirti (Video)

E publikuar: 19/03/2018 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Megan Cannolly nga Irlanda, mbeti e tmerruar dhe frikësohej se do t’i dilte shpirti, nga luhaja e shpejtë që e hodhi deri në 90 metra lartësi.

Para se makina të nisej, adoleshentja mbahej fort dhe nuk ndjehej e sigurt, ndërsa pas nisjes, britmat që lëshon tregojnë gjithçka, transmeton Telegrafi.

Për dallim nga ajo, shoqja që ka pranë duket se po kënaqej me luhatjen dhe qeshte me reagimet e saj.

“Momenti kur shpirti më doli prej trupi”, e ka përshkruar Cannolly videos, që është parë afro një milion herë. /Telegrafi/