Ekspedita për kapjen e krokodilit të gjatë dhjetë metra, më i gjati që ka jetuar ndonjëherë (Video)

E publikuar: 01/04/2018 16:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krokodili që ‘han njerëz’ është duke u kërkuar prej banorëve në Filipine, pasi deri më tani ka sulmuar shumë peshkatarë, fermerë dhe bagëti.

Reptili gjigant besohet që është i gjatë dhjetë metra, gjë që e bën të jetë më i gjati ndonjëherë, po që se pretendimet janë të sakta, transmeton Telegrafi.

Një grua e zonës, ka thënë se është sulmuar prej tij, por mbetet e paqartë se si ka shpëtuar. Vendasin në Agusan del Sur, janë angazhuar për ta kapur, por ende pa asnjë rezultat.

Deri më tani, është arritur të kapet një krokodil i gjatë 6.1 metra, që del të jetë i treti më i gjati. Tjetri që peshonte një ton dhe gjatësi prej gjashtë metrave e gjysmë, është kapur po ashtu në Filipine.

Deri në kapjen e tij, më se 100 banorë bënë kujdestari dhe u zhytën në ujërat e turbullta për tri javë me radhë.

Mbytja e një bualli gjigant, dyshohet të jetë bërë pikërisht nga ky krokodil prej dhjetë metrash, që jeton në ujërat e ëmbla të lumit Agusan. Në përpjekje për ta zënë, pritet të dalin edhe forcat e rendit dhe shumë vullnetarë të tjerë. /Telegrafi/