Eksod i madh i yjeve të futbollit nga Superliga kineze në Evropë

E publikuar: 15/09/2018 05:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superliga kineze u kthye në atraksion për shumë yje të mëdha të futbollit, ku morën rrugë drejt lindjes.

Më i madhi që mori rrugë atje ishte Carlos Tevez që shkoi Shanghai Shenhua, por u largua pas një viti, ku mori mbi 30 milionë euro.

E pikërisht milionat ishin arsyeja që shumë yje morën rrugë për Kinë.

Por këtë vit ka ndodhur e kundërta.

Disa nga emrat më të njohur janë kthyer në Evropë, duke i dhënë fund aventurës në këtë vend të largët.

Axel Ëitsel, Jackson Martinez, Gervinho, Jose Fonte e Gael Kakuta janë kthyer.

Ëitsel nga TJ Quanjian ka kaluar te Borussia Dortmund, ndërsa para disa vitesh kishte ofertë nga Juventusi.

I fundit i kthyer është Jackson Martinez, që befasoi të gjithë me klubin e ti, pasi ka nënshkruar me Portimonense në Portugali. /Telegrafi/

Axel Witsel (29) la TJ Quanjian për Borussia Dortmundin

Gael Kakuta (27) la Hebei China Fortune për Rayo Vallecano

Jackson Martinez (31) la Guangzhou Evergrande për Portimonense

Gervinho (31) la Hebei China Fortune për Parma

Juan Cala (28) la Henan Jianye për Las Palmas

Jose Fonte (34) la Dalian Yifang për Lille

Nicolas Aguirre (28) la Dangdai Lifan për Granada

Nemanja Gudelj (26) la Guangzhou Evergrande për Sporting CP