Ekskluzivisht në Acibadem Sistina: E ardhmja e estetikës gjinekologjike fillon me laserin Еr:YAG

E publikuar: 22/09/2017 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dr. Snezhana Timçeva Cvetkovska, gjinekologe-akushere në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, thotë se puna e këtij laseri bazohet në stimulimin e pabalancuar fototermik të krijimit të një kolagjeni të ri dhe rimodelimit të tij në pjesën e murit të vaginës, hyrjen e vaginës dhe indit rrethues në hyrjen e uretrës (vestibulum). Pacientët janë të befasuar nga efekti momental i përmirësimit të gjendjes pas sesionit të pare të trajtimit.

Përtëritje vaginale me vetëm 2 trajtime

Laseri revolucionar jep rezultate të shkëlqyera për pacientët me atrofi të vaginës (thatësi të vaginës dhe vulvës). Kjo gjendje ndodh gjatë periudhës së menopauzës për shkak të mungesës së estrogjenit, tek gratë të cilat kanë të mënjanuara vezoret dhe të cilat janë të ekspozuara ndaj terapisë me rrezatim. Si rezultat i kësaj, pacientet kanë dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, kanë reduktim të dëshirës seksuale, kanë reduktim të sekretit vaginal dhe ndjeshmëri të djegies. Me anë të trajtimit, arrihet krijimi i kolagjenit të ri dhe vaskularizim i pasuruar me murin e vaginës. Pas trajtimit, simptomat e thatësisë, djegies dhe dhimbjes, zhduken.

Zgjidhja për stres-inkontinencës pa shenjë kirurgjike

Mungesa e mosmbajtjes së urinës është lëshimi i pakontrolluar i urinës nga fshikëza e urinës madje edhe gjatë presionit apo mundit më të vogël: teshtitjes, kollitjes, qeshjes… Trajtimi me laser është një zëvendësim për trajtimin kirurgjik, përsa i përket shkallës së lehtë dhe të mesme të stres-inkontinencës. Me anë të trajtimit arrihet krijimi dhe rimodelimi i kolagjenit të ri, gjë e cila rezulton me normalizimin e funksionit të mbajtjes së urinës në fshikëz.

Zgjidhja e sindromit të relaksimit vaginal

Trajtimi me laser trajton me sukses problemin e relaksimit në pjesën e pelvisit dhe kanalin vaginal. Pas trajtimit, kanali vaginal shtrëngohet dhe trashet.

Laseri Еr:YAG FOTONA XS DYNAMIS përdoret edhe për trajtimin e:
Ndryshimet CIN
Lythat gjenitalë
Ndryshimet beninje në vulvë
Intervenimet korrektuese (plastike) në vulvë
Cystocellae (ulje apo zbritje e fshikëzës së urinës)
Përparësitë e trajtimit me laser:
I shpejtë dhe i sigurt (vetëm 2 trajtime me kohëzgjatje 20-25 minuta)
Pa prerje operative dhe gjakderdhje
Pa dhimbje
Pa anestezi
Nuk lë shenja dhe nuk jep efekte anësore

Qendra e laserit

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” punon qendra ekskluzive për laser, e cila në mënyrë joinvazive ofron zgjidhje efikase për shumë probleme të lëkurës, sistemit urinar, probleme gjinekologjike shëndetësore dhe estetike, si dhe mungesa apo defekte funksionale siç është gërrhitja. Është i pajisur me teknologjinë më të re të laserit, i cili me fuqinë e tij teknologjike mundëson trajtim të shpejtë, efektiv, pa dhimbje dhe pa komplikime apo efekte anësore. Sistemi i laserit vepron drejtpërdrejtë në zonën e synuar për tu trajtuar, pa i dëmtuar indet përreth, ndërkohë që efektet janë të njeshme menjëherë pas trajtimit të parë. Me pajisjet e saj teknologjike, me ekspertizën dhe përvojën, qendra e laserit është qendra e vetme e specializuar e këtij lloji në rajon.

Mbikëqyrje profesionale nga ekspertë të lartë

Në qendrën për laser punon një ekip me prfesionalizëm të lartë, specialist në fushën e dermatovenerologjisë, gjinekologjisë dhe kirurgjisë, me experience shumëvjeçare në këtë fushë. I gjithë ekipi është i edukuar dhe trajnuar për të punuar me laser, në qendrat mjekësore të njohura në mbarë botën.

Siguri dhe efikasitet në trajtim

Çdo pacient merr një plan të trajtimit individual nën mbikqyrjen e mjekut ekspert. Kjo mënyrë ofron efikasitet dhe siguri, si dhe mbrojtje kundër shfaqjes së komplikimeve të mundshme dhe efekteve anësore. Prandaj është shumë e rëndësishme që trajtimet me laser të kryhen në qendra përkatëse mjekësore. Çdo punë joprofesionale e kryer me laser dhe puna në kushte të papërshtatshme, mund të shkaktojë pasoja të rënda për shëndetin tuaj.

Lexo me shume ne http://bit.ly/2yhuBie