Ekskluzive: Video e ndërmjetësuesit Rexhepi që thotë se Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro

22.05.2019 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ekskluzive: Video e ndërmjetësuesit Rexhepi që thotë se Kadri Veseli i ka marrë 200 mijë euro

Nënshkrimi i kontratës dhe marrja e lejes për ndërtimin e një spitali në hapësirat e QKUK-së, dyshohet se ka përfshirë në fajde, mashtrim dhe detyrim, një grup prej së paku 8 personash.

Dy protagonistët në këtë video, flasin për shuma të mëdha parash që biznesmeni Faton Dalladaku thotë se i dha për t’u ndërtuar spitali privat.

Teksa flasin për Rrahim Hashimin, si personi që do t’i ndihmonte Dalladakut për ta ndërtuar spitalin, ky i fundit, për këtë, përmend edhe emrin e Kadri Veselit.

Personi tjetër në këtë video është Kadri Rexhepi, që duket se luan rolin e ndërmjetësuesit mes Rrahim Hashimit e Faton Dalladakut.

Faton Dalladaku: A ka shans që i kanë marrë këta paret pa dijen e Kadrisë?

Kadri Rexhepi: Ja, hiç kurrë. Jo, jo, vetë i kam çu unë ato.

Fatoni Dalladaku: Ti i ke çu?

Kadri Rexhepi: Unë vetë i kam çu.

Fatoni Dalladaku: Faktikisht, po më garanton që i ka marrë prej tij.

Kadri Rexhepi: 200 mijë euro i ka marrë Kadri Veseli.

Fatoni Dalladaku : E, 50-mijëshen?

Kadri Rexhepi: 50 mijë i ka marrë qeky … (Nuk kuptohet emri).

Në këtë bisedë, biznesmeni Faton Dalladaku i ankohet Kadri Rexhepit se Rrahim Hashimi nuk po ia kthen paratë dhe se kontrata dhe leja për ndërtimin e spitalit nuk iu dha, ashtu siç iu premtua.

Dalladaku: Nëse ka respekt ndaj Kadri Veselit, ndaj meje, ndaj teje, nuk dëgjohet …. ai (Rrahim Hashimi) është dashtë me i lanë krejt punët, sikur unë siç i kam lanë për me e kry’ qit punë, jo me ba biznes, me ble prona në Shqipni, ku i ka marrë ai këto pare, qito paret e mia janë.

Kadri Rexhepi: S’di gja unë. Aty, hiç kurrë mos më vet, kurrë mos më vet për asnjë gja, se tybe nuk di, kurrë, kurrë, kurrë, tybe në dijsha, unë po them a din pse Zoti më ka provu’ me këto gjana, që le se s’ia kam ba, por s’ia kam menue…

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se ata që ia përmendën emrin do ta paguajnë me burg.

Në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, gjatë së mërkurës, nuk kanë dashur të komentojnë nëse Veseli e ka paraqitur këtë rast në polici apo prokurori, duke thënë se për këtë çështje ka folur në KTV.

Por, Koha Ditore merr vesh se Veseli nuk është marrë asnjëherë në pyetje në asnjë cilësi, përkundër faktit që videot, organet e drejtësisë i kanë në duar që nga viti 2013.

Ndërkaq, personazhi në këtë video, Kadri Rexhepi, ka mohuar se ka kërkuar para në emër të Kadri Veselit, duke e akuzuar për këtë Rrahim Hashimin.

Kadri Rexhepi ka thënë se është viktimë në këtë rast.

KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga Rahim Hashimi dhe avokati i tij, por ata nuk janë përgjigjur në thirrjet e televizionit.

Të hënën, policia ka arrestuar 5 persona: Rrahim Hashimin, Ismet Osmanin, i njohur si “Curri”, Ilir Bojkun, Mentor Maqanin dhe Adil Thaqin, nën dyshimin për fajde, detyrim dhe mashtrim.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka refuzuar kërkesën për një muaj paraburgim për Rrahim Hashimin, ndërkaq 4 të tjerëve u janë caktuar 30 ditë paraburgim.

Protagonisti kryesor, Rrahim Hashimi, që shihet duke numëruar para në këtë video të siguruar nga Koha, është parë shumë aktiv nëpër rrjetet sociale, duke postuar fotografi, kryesisht me zyrtarë të PDK-së.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Rita Ora përmend Kosovën dhe jep mesazhin e madh: Duhet të qep gojën dhe të këndoj

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Ministri serb krenohet me humbjet në Betejën e Pashtrikut dhe Koshares

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Hoxhaj paralajmëron zvogëlim të qeverisë këtë mandat

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Vuçiq: Serbia i ka mbrojtur interesat në Kosovë, serbët i dominojnë të gjitha institucionet e veriut

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

Grabovci tërhiqet nga kandidatura për kryetar të PDK-së në Pejë

I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektor

I iku dënimit me burg, kthehet në Kosovë dhe bëhet inspektor

Protestë paqësore e opozitës. Basha falenderon ndërkombëtarët: Kërkuan zgjedhje jo pa opozitën

Protestë paqësore e opozitës. Basha falenderon ndërkombëtarët: Kërkuan zgjedhje jo pa opozitën

Lista Serbe mbron Vuçiqin: Planet e opozitës për Kosovën rrenë e mashtrime

Lista Serbe mbron Vuçiqin: Planet e opozitës për Kosovën rrenë e mashtrime

Arrestohet pas 30 vjetësh për vrasjen e Haki Ukajt, dorasi më 2010 e kishte ndërruar identitetin

Arrestohet pas 30 vjetësh për vrasjen e Haki Ukajt, dorasi më 2010 e kishte ndërruar identitetin

LDK’ja thotë se pati alarmuar para 4 vjetësh për fajdetë

LDK’ja thotë se pati alarmuar para 4 vjetësh për fajdetë

Opozita në Serbi del me Deklaratë për pajtim mes serbëve e shqiptarëve

Opozita në Serbi del me Deklaratë për pajtim mes serbëve e shqiptarëve

Dodik: Më vjen mirë që Haradinaj po e trajton Republikën Serbe shtet

Dodik: Më vjen mirë që Haradinaj po e trajton Republikën Serbe shtet

Policia terrorizon spitalet – A po i drejtojnë pacientët për fekondim artificial drejt Shkupit?

Policia terrorizon spitalet – A po i drejtojnë pacientët për fekondim artificial drejt Shkupit?

Tahiri kërkon konfiskimin e pasurisë së grupeve kriminale, KDI-ja thotë se 90% e rasteve nuk identifikohen

Tahiri kërkon konfiskimin e pasurisë së grupeve kriminale, KDI-ja thotë se 90% e rasteve nuk identifikohen

Kurti për padinë ndaj Thaçit e Veselit: Prokuroria Themelore e Prishtinës në heshtje varri

Kurti për padinë ndaj Thaçit e Veselit: Prokuroria Themelore e Prishtinës në heshtje varri

Daçiq: Pacolli me 500 mijë dollarë deshi ta blinte njohjen e Kosovës nga Kongoja

Daçiq: Pacolli me 500 mijë dollarë deshi ta blinte njohjen e Kosovës nga Kongoja