EKSKLUZIVE: Sondazhi i huaj e qet Isa Mustafën me 11%(nga 27). Kurti në rritje me 19 % (nga 11). Thaçi stabil me 24%(25)

E publikuar: 08/06/2015 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pëlqyeshmëria e kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, ka shënuar në rënië të panjohur deri më tani, ndërsa ajo e Albin Kurtit ka shënuar rritje dhe e Hashim Thaçit stabilitet, mëson Gazeta Blic nga një Hulumtim të cilin e ka kryer një organizatë e huaj.

Sipas këtij hulumtimin Isa Mustafën e duan si lider vetëm 11 për qind të qytetarëve të Kosovë nga 27 për qind që shënonte në vitin 2013. Hashim Thaçi ka mbetur goxha stabil me një përkrahje prej 24 për qind, një më pak se në vitin 2013. Albin Kurti në anën tjetër është i vetmi nga tre liderët që ka shënuar ngritje të pëlqyeshmërisë. Atë në vitin 2015 e pëlqejnë 19 për qind të qytetarëve të Kosovës, për dallim nga viti 2013 kur ky numër ishte 11 për qind.

Hulumtimi i opinionit përfshinë edhe pëlqyeshmërinë për partitë politike dhe për liderët e tjerë, por Gazeta Blic ka arritur të shoh vetëm përqindjet e tre liderëve.

Me vetëm 11 për qind të qytetarëve që e pëlqejnë, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, thyen rekordin e paparë ndonjëherë për të keq, për pëlqyeshmërinë e një udhëheqësi të shtetit.

Gjatë fushatës zgjedhor në LDK, ku Isa Mustafa u rizgjodh kryetar i partisë me votim të hapur, kundërshtarët e tij politikë janë thirrur në hulumtime opinioni që paraqesin në tërësi LDK-në me 13 për qind./Gazeta Blic/