Ekskluzive: Policia zbulon se si bëhej prostitucioni, ofroheshin shërbime seksuale deri 100€

28.07.2019 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ekskluzive: Policia zbulon se si bëhej prostitucioni, ofroheshin shërbime seksuale deri 100€

Ajo që tashmë dihet po vërtetohet për çdo ditë se qendrat e masazhit janë lokale të prostitucionit. Gazeta Express sjell Kallëzimin Penal të Policisë, se si dy punëtore ofronin shërbime seksuale për të cilat klientët paguanin nga 20 deri në 100 euro. Policia kishte arrestuar pronarin dhe dy vajzat që po kryen shërbime të jashtëligjshme.

Dy vajza ishin të punësuara në mënyrë të jashtëligjshme në një lokal masazhi në Ferizaj. Aty, kryenin edhe punë prostitucioni. Ofronin shërbime seksuale për klientët varësisht prej vlerës së eurove. 100 euro kushtonte një shërbim seksual, 50 euro seksi oral ndërsa masturbimi me dorë kushtonte 20 euro.

Krejt këto janë zbuluar nga hetimet e Policisë dhe Prokurorisë së Ferizajt në lokalin “Massage center relax” në këtë qytet.

Në kallëzimin penal të siguruar nga Gazeta Express shpjegohet në detaje se si kryhej prostitucioni dhe si bëhej pazari. Dy vajzat që po kryenin prostitucionin ishin nga Ferizaj. Njëra 25 vjeçare ndërsa tjetra 23. Pronari e lokalit ishte i lindur në Prishtinë Sh. Lami, 34 vjeç, me vendbanim në Greme.

Fillimisht, dy hetues policorë me autorizim të Prokurorit kishin lënë termin për masazh. Kishin shkuar në lokal. Ishin zhveshur ashtu siç u është kërkuar nga dy punëtoret.

Pastaj, fillon pazari i prostitucionit.

“Në dhomën në të cilën ka hyrë e dyshuara A.A me nofkën “Sonila” ka pyetur operatorin: “A doni vetëm masazh apo edhe shërbime tjera”, ku i thotë për seks oral çmimi është 50 euro, për marrëdhënie seksuale çmimi është 100 euro”, citohet biseda ndërmjet klientit dhe vajzës që ofronte shërbime seksuale.

Vajza që punonte si prostitutë kishte pranuar 50 euro si kundërvlerë për të kryer shërbimin e caktuar për këtë çmim. I kishte marrë paratë.

Ende pa filluar të kryente shërbimin kishte ndërhyre policia. Ia kishte gjetur paratë në gjep, të cilat ishin të Prokurorisë.

Të rasti i dytë vajza 23 vjeçe kishte ofruar shërbime tjera seksuale. I kishte thënë klientit se duhen 20 euro për masturbim me dorë.

Posa ka marrë paratë e njëjta është arrestuar pasi ka ndërhyrë policia e cila ka qenë duke i kryer hetimet.

Policia ka gjetur se në lokalin në qendër të Ferizajt se Sh. Lami kishte punësuar në mënyrë të jashtëligjshme dy vajzat, të cilat ishin shndërruar në prostituta.

“Përveç masazhes klientëve u kanë ofruar edhe shërbime seksuiale me pagesë në dhomat e hotelit”, shkruan në Kallëzim Penal.

Sipas hetimeve të policisë, dy vajzat kanë kontaktuar me klientët përmes telefonit dhe janë marrë vec për çmimet e masazhit. Por, kur kanë hyrë në dhomat për masazh kanë nisur marrëveshjet për çmimet e shërbimeve seksuale, të gjitha në mënyrë të kundërligjshme.

Në Kosovë lokalet e prostitucionit janë të ndaluara. Mirëpo, kanë gjetur mënyra alterantive për të ofruar këtë shërbim.

Kështu, shumica e qendrave të masazhit janë shndërruar në lokale prostitucioni.

Vitin e kaluar, Policia kishte mbyllur dhjetëra lokale që kryen veprimtari të tillë të jashtëligjshme.

Plani Operativ “MASAZHA” Mars 2019

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në bashkëpunim edhe me institucionet tjera përkatëse, siç janë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Inspektorati i Punës, ATK-ja, inspektorët e Komunës së Prishtinës dhe Fushë Kosovës, ka organizuar një plan operativ për inspektimin e lokaleve, salloneve të masazheve në komunën e Prishtinës dhe të Fushë Kosovës  “MASAZHI 2019”.

Ky inspektim është bërë me qëllim të parandalimit të të gjitha veprave penale, identifikimin e hershëm të viktimave të mundshme të trafikimit si dhe luftimin e të gjitha llojeve të informalitetit.

Rezultatet nga ky plan operativ i realizuar në muajin shkurt dhe mars janë:

• Janë inspektuar gjithsej 48 lokale.

• Janë legjitimuar 211 punëtorë/e  (180-F dhe 31-M)

• Shtetas të huaj 20 punëtorë (11-shqiptarë, 6 tajlandezë, 1-italian, 1-rumun, 1-maqedonas)

• Po ashtu në këto lokale janë hasur duke punuar edhe 5 femra nën moshën nën 18 vjeçare.

• Në dy raste të ndara ka rezultuar edhe me veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ si dhe  ‘ofrim i lokaleve për prostitucion’, ku janë arrestuar gjithsej 9 persona të dyshuar  (8-femra dhe 1-mashkull shqiptar).

• Me vendim të inspektoratit kompetent janë mbyllur 22 lokale.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant se bashku me vajzën e tij

Ngjarja horror/ Babai gjen të vdekur 3 fëmijët dhe gruan të shtrirë në rrugë (Foto)

Ngjarja horror/ Babai gjen të vdekur 3 fëmijët dhe gruan të shtrirë në rrugë (Foto)

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to

Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to

Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Përplaset helikopteri, vdes legjenda e basketbollit Kobe Bryant

Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

Nesër në Berlin do të bisedohet rreth rivendosjes së hekurudhës mes Kosovës e Serbisë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit,   Presidenti Thaçi merr pjesë

Nesër shënohet Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Holokaustit, Presidenti Thaçi merr pjesë

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

A do të konstatohet sot që nuk ka kushte për marrëveshje mes LVV-së e LDK-së?

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Politikologu: Partia e Isa Mustafës, marrëveshjen e mundshme me LVV’në, e ka konvertuar në pazar politik

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Infektologët kosovarë apelojnë: Shteti ta shtojë kujdesin rreth coronavirusit

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Sulmoi policin në Lipjan, një serb i dehur arrestohet nga policia

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Të anulohet projekti në Liqenin e Badovcit, nëse jo paralajmërohen protesta

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Dyshohet se festoi Vitin e Ri me armë zjarri, u arrestua dje nga policia në Pejë

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Sipas PSD, marrëveshjet e arritura nga ky proces janë të dëmshme

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Bashkimi i shëndetësisë me sportin dhe ndarja e MKRS-së, kundërshtohet

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Pse Trump po angazhohet kaq fort për Kosovën e Serbinë

Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda (FOTO)

Nuk do t’i mbani dot lotët, shpëtohet 2 vjeçarja pas 24 orësh. Nëna akoma brenda (FOTO)