Ekskluzive: Paratë që do të dalin në tregun e Kosovës do të dezinfektohen

E publikuar: 14/03/2020 13:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banka Qendrore e Kosovës, ka marrë vendim që të gjitha paratë që do të dalin në treg nga dita e sotme do të dezinfektohen.

“Është marrë vendim që të gjitha paratë që do të hidhen në qarkullim të dezinfektohen, në mënyrë që të jemi më të sigurt. Edhe pse organizatat që merren me ketë punë na kanë thanë që s’ka rrezik nga paratë si monedhë, por ne duam që t’i marrim të gjitha masat mbrojtëse për qytetarët e Kosovës”, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, një burim brenda BQK-së.