Ekskluzive: Milovan Drecun, politikani serb që i rrihte shqiptarët e zënë rob (Foto)

E publikuar: 01/08/2015 19:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milovan Drecun – kryetar i të ashtuquajturit Komisionit Parlamentar të Serbisë për Kosovën – njihet për deklaratat e shpeshta shoviniste ndaj Kosovës. Por, kush është në të vërtetë ai?
Indeksonline ka siguruar një dokument konfidencial të ish-Ushtrisë serbe të vitit 1998, si dhe një fotografi të Drecunit të vitit 1999, në Gorozhup, ku ai pozon bashkë me forcat paramilitare serbe të cilat në Kosovë bënë krime makabre.

Në dokument thuhet se Milovan Drecun, i cili gjatë viteve 1998-99 kryente kinse punën e gazetarit të televizionit publik serb, RTS, ka marrë pjesë në rrahjen me mjete të forta të shqiptarëve që ishin zënë në kufirin Kosovë-Shqipëri.

Në grupin e të zënëve ka qenë Enver Berisha nga Peja dhe Nevruz Rama nga Gjakova, të cilët kanë dëshmuar që Drecuni i ka rrahur bashkë me forcat serbe. /indeksonline/