Eksluzive, Lutfi Haziri: Lajm i rrem, të gjithë deputetët e Gjilanit janë unik, do ta votojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

E publikuar: 19/03/2020 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, i ka përgënjështduar lajmet se deputetët nga Gjilani, nga po kjo parti janë kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, që vetë e kanë votuar dhe janë në koalicion.

Haziri tha ekskluzivisht për gazetën Infosot, se janë unik deputetët e kësaj ane.

Kryetari i Gjilanit, tha se partia që ai bën pjesë, po organizon peticion dhe nuk po e prish koalicionin, që sipas Hazirit ka dallim.

“Lajm i rreme, deputet e Gjilan unik! Nuk po e prishim koalicionin por, po organizojm mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Kuvendi e rrëzon, a jo shihet!”, ka thënë Haziri për Infosot.