Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do ta votojë nesër Demarkacionin me Malin e Zi.
Një burim i sigurt i ka thënë portalit lajmi.net se LDK-ja e konsideron raport kontradiktor atë që e ka bërë Shpejtim Bulliqi dhe nëse i bashkëngjitet marrëveshjes nesër në Kuvend nuk do ta votojnë.
“Grupi Parlamentar i LDK-së e konsideron raport kontradiktor atë që e ka bërë Shpejtim Bulliqi dhe nuk do ta votojnë nëse nesër sillet në Kuvend në këtë formë. Grupi Parlamentar i LDK-së e konsideron si raport jo serioz atë që e ka bërë Shpejtim Bulliqi dhe ne nuk do ta votojmë”, ka thënë një burim për lajmi.net.
Ndryshe më herët LDK-ja ka lëshuar një komunikatë për media ku ka sqaruar se do ta votojë Demarkacionin në versionin e vitit 2015 dhe atë që është nënshkruar në mes dy presidentëve, por jo edhe ndonjë raport kontradiktor./Lajmi.net/