Gjurmët e njërit prej policëve të zhdukur! (Pamje e rëndë +18)

E publikuar: 29/04/2018 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Indeksonline ka siguruar fotografinë e njërit prej pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga aksidenti i rëndë që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, saktësisht në lumin Lepenc.

Në njënshkëmb të madh, buzë lumit Lepenc, është gjetur një pjesë e kokës dhe aty afër edhe një revole.

Makina e Policisë, ku ata gjendeshin, është tërhequr mbrëmë dhe aty ka shenja të pellgut të naftës.

Ndryshe, mbrëmë rreth orës 20:30 pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Malsor Dashi dhe Armend Trena me automjet u rrokullisën 100 metra poshtë, në lumin Lepenc dhe që nga mbrëmë Policia e Kosovës dhe FSK në bashkëpunim me KFOR-in janë në kërkim të tyre./Indeksonline/