EKSKLUZIVE: Albin Kurti Dërgohet në Burgun e Sigurisë së Lartë (VIDEO)

E publikuar: 29/11/2015 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur qe përuruar në vitin 2013, të gjithë e kishin menduar se Burgu i Sigurisë së Lartë në Dyz, në rrethinën e Podujevës, do të përbënte vend të rehatshëm për ata që akuzohen dhe dënohen për korrupsion dhe për të burgosur tjerë të rrezikshmërisë së lartë.

Ndërsa sonte, në këtë burg është dërguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i arrestuar pas manifestimit të opozitës në qendër të Prishtinës, pasi qëndroi për më shumë se një javë në arrati.

Sapo i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, kolona e automjeteve policore e ka shoqëruar Albin Kurtin e Vetëvendosjes drejt burgut më të ri dhe më të sofistikuar në Kosovë.

KALLXO.com ka marrë xhirime nga momenti i hyrjes në mjediset e burgut të automjeteve policore që e bartnin Kurtin.

Kurti dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit të Kosovës.