Ekskluzive: Më 22 tetor mbahen zgjedhjet lokale

E publikuar: 21/06/2017 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen me datë 22 tetor të këtij viti. Kështu bëjnë të ditur burime të Gazetës Express.

Gjatë ditës së sotme Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi zhvilloi me përfaqësuesit e subjekteve politike.

Përfaqësuesit e partive politike kanë preferuar që zgjedhjet komunale të mbahen brenda afatit kushtetues dhe, siç u tha, “mundësisht në një mot sa më të mirë, për të mos hyrë në stinën e dimrit”.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në 38 komunat e Kosovës. Ato pritet të prodhojnë kryetarët e rinj të komunave dhe përbërjet e reja të asambleve komunale.

Viti 2017, po cilësohet si vit i zgjedhjeve në Kosovë. Më 11 qershor, u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga të cilat pritet që të konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës i cili më pas pritet ta votojë edhe formimin e Qeverisë.