Ekranet e telefonëve të ardhshëm do të jenë më rezistentë falë Gorilla Glass 6

E publikuar: 20/07/2018 00:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prodhuesi i shquar i xhamave të telefonëve Corning prezantoi ditën e sotme një version të ri të Gorilla Glass përdorur në pjesën më të madhe të telefonëve tanë dhe premton dy herë më shumë rezistencë ndaj përplasjeve.

Ndërsa telefonët bëhen më të mëdhenj dhe me xham jo vetëm në pjesën e frontale por edhe të pasme, mundësia që ato të na rrëshkasin nga duart rritet.

Ndërsa kasat kanë ndihmuar në këtë drejtim, edhe telefonët me mbrojtjet më të mira nuk i kanë shpëtuar thyerjes gjatë një përplasjeje.

Gorilla Glass 6 është një xham i ri i forcuar fizikisht dhe i kompresuar i cili ka dyfishin e mbrojtjes ndaj përplasjeve krahasuar me Gorilla Glass 5.

Xhami i ri u mbijetoi 15 rënieve në lartësi 1.5 metër mbi sipërfaqe të ashpra krahasuar me 11 rënieve që u mbijeton Gorilla Glass 5.

Sa i takon rezistencës ndaj gërvishtjeve, Gorilla Glass 6 ka të njëjtën rezistencë me Gorilla Glass 5.

Aktualisht të gjithë telefonët përfshirë flagshipët si Galaxy S9 kanë Gorilla Glass 5.

Corning tha se Gorilla Glass 6 do të debutojë në muajt në vijim pa dhënë një datë konkrete. /PCWorld Albanian