Ekonomia do t’i mbijetojë koronavirusit, por

08.04.2020 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ekonomia do t’i mbijetojë koronavirusit, por

Vernon L. Smith

Njerëzit janë të shqetësuar për efektet afatgjata të pandemisë Covid-19 në ekonomi dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Teksa jeni të mbyllur në shtëpitë tuaja, përpiquni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë mundësi të rrallë për të vëzhguar ngjarje tejet të rralla që shpalosen në kohë reale. Nuk janë të gjitha lajmet e këqija. Ka plot mundësi ekonomike për t’u shfrytëzuar.

Konsumatorët kanë zbrazur raftet e supermarketeve dhe farmacive. Kjo do të thotë që këto industri dhe të tjerat e lidhura me to, po përparojnë. Punëtorët në ato industri po punojnë gjithashtu. Siç u raportua javën e kaluar, farmacitë, suprrmarketet dhe dyqanet ushqimore me pakicë po marrin më shumë punonjës me kohë të pjesshme dhe po të paguajnë më shumë jashtë orarit.

Ne kemi akoma larmi zgjedhjesh në këtë ekonomi të stresuar, por kryesisht të decentralizuar. Gruaja ime e kuptoi kohët e fundit se ne kemi nevojë për një skaner-fotokopje-printer që do të na mundësonte të nënshkruanim dhe të dërgonim dokumente. Ajo telefonoi disa dyqane para se ta gjente pajisjen që po kërkonte – të fundit në magazinë! Pajisjet shtëpiake të të gjitha llojeve janë në kërkesë, pasi njerëzit po bëhen më të ndërgjegjshëm për nevojat dhe punën nga shtëpia.

Unë jam përsëri i vetëdijshëm në atë që Alfred Marshall, duke iu referuar Adamit Smithit, e quan “fuqia e patejkalueshme e vëzhgimit, e gjykimit dhe arsyetimit”. Tek “Teoria e ndjenjave morale” (1759), Smith modelon shoqërueshmërinë njerëzore, që buron nga ndjenja jonë e ndjenjës së miqësisë. Ndër shumë njohuri të thella, Smith i referohet edhe asimetrisë midis gëzimit dhe pikëllimit. Tensioni ynë është shumë më i madh kur kalojmë nga një situatë e mirë në një të keqe, sesa kur mund të shijojmë ngjitjen nga një gjendje e mirë në një më të mirë. Prandaj, ne kërkojmë siguri edhe për të shmangur ekspozimin ndaj humbjes së shëndetit, pasurisë, gradave apo reputacionit.

Shqetësimi ynë për sigurinë është motivi i parë për kursime dhe investime. Kjo është arsyeja pse ne zakonisht blejmë mallra që shumë mirë mund të na presin në raftet e dyqaneve. Por, nëse një investitor humbet shitjet sepse një artikull nuk është në dispozicion, i gjithë investimi tjetër në zinxhirin e furnizimit është i pavlerë.

Në përgjithësi, ne jemi gjithashtu të përqendruar shumë më tepër në vështirësitë dhe rëndimin e kostove sesa në të kundërtën – lehtësimin e gjërave dhe kthimin e prosperitetit. Ndoshta ai qëndrim na përgatit më mirë për çfarëdo që të vijë. Gjithmonë është më mirë të jesh i befasuar këndshëm sesa të zhgënjehesh.

Tani është edhe koha për të mësuar nga gabimet tona. Të gabosh do të thotë të mësosh gjërat që ne as nuk dinim se mund t’i mësonim. Në karrierën time në ekonominë eksperimentale, me besimet e mia kam gabuar tre herë në mënyrë spektakolare. Secili gabim më çoi në një mësim të ri të rëndësishëm. Kur kemi të drejtë, thjesht konfirmojmë atë që kemi menduar e ditur. Ky është burimi i “paragjykimit të konfirmimit”, forma e vetëmashtrimit që siç thoshte Smith është “shkaku i gjysmës së telasheve të kësaj bote”.

Njerëzit sot shpesh pyesin se sa të kushtueshëm do të jenë tre muaj karantinë?. A do ta përshpejtojnë rënien e kompanive dhe produkteve që tashmë janë nën presion, si prodhuesit e tullave dhe llaçeve dhe sallat e teatrove e filmave? Nuk ka vend për tu shqetësuar! Bizneset e tilla zënë ndërtesa të mëdha dhe mund të shpëtohen nga shndërrimi inovativ në apartamente, me teatro në katet e poshtëm. Rënia e nxituar e modeleve të vjetra të shërbimit do të kompensohet me rritjen e porosive me postë, me shpërndarjen, dërgesat dhe shërbimet përkatëse.

Firmat e këtij lloji tashmë janë duke përfituar nga teknologjitë e transportit me kosto të ulët transaksionesh që përputhin blerësit me shitësit në kohë reale. Bizneset që humbin nga kjo karantinë e gjatë do të priren të jenë të vogla dhe të tjera të reja do t’i zëvendësojnë. Firmat e sotme më të mëdha ishin në shumë raste firmat e vogla të viteve 1990. Ata gjetën mënyra për t’u shërbyer klientëve dhe për t’i shpëtuar falimentimit pas krizës së dot.com. Tani ata janë maturuar.

Teksa shpaloset kjo krizë, mos mendoni për rënie në tregun e punës dhe produkteve; përkundrazi, mendoni për rritjen dhe mbijetesën që po ndodh. Ne nuk jemi as shoqëri e dobët dhe as ekonomi e dobët. Mendoni për ata në Korenë e Veriut dhe në Venezuelë që nuk kanë nevojë për pandemi për të ditur se çfarë janë raftet e dyqaneve bosh.

Pasi të kalojë pandemia dhe të kthehemi në punë, vendi do të shërohet shpejt. Ekonomia do të arrijë nivele të reja prosperiteti. Pas aq shumë dhimbje që po kalojnë linjat ajrore, hotelet dhe konsumatorët e tyre, këto biznese nuk do të jenë në një rënie afatgjate. Sapo të kalojë pandemia dhe të shfaqen vaksinat dhe trajtimet, njerëzit do të jenë përsëri të gatshëm të shpenzojnë për shërbime, udhëtime dhe hotele.

Mos u dëshpëroni. Kjo krizë ekonomike do të kalojë dhe do të kalojë shpejt, veçanërisht nëse tronditja financiare zvogëlohet nga lehtësimi fiskal dhe monetar. Një pyetje më e zakonshme e pas krizës mund të jetë nëse politikëbërësit kanë nxjerrë mend nga frika dhe pasiguria kur ishin në kulmin e tyre. Asnjëherë nuk do ta dimë përgjigjen. Por, ankthi aktual i rënies ekonomike me siguri do të kalojë së bashku me pandeminë.

Në fakt, ka një rrezik. Sasitë e mëdha të pompuara në ekonomi dhe në linjat e prodhimit e bëjnë inflacionin një mundësi reale. Inflacioni prish dhe shtrembëron aftësinë e sistemit të çmimeve për të koordinuar dhe drejtuar produktivitetin ekonomik. Kur të gjithë nxitojnë të shpenzojnë nga frika se çmimet do të rriten, ne vërejmë të kundërtën shkatërruese të asaj që ndodhi kur të gjithë ishim të mbyllur në shtëpi. Dëshmi është makthi i normave të inflacionit në Zimbabve e Venezuelë. Bota duke qenë një vend i komplikuar, disa nga parashikimet e mia mund të mos i marrë parasysh. Por, çfarë të them nëse unë po gaboj? Do të më jepet një mundësi tjetër për të mësuar! /Autori është fitues i Çmimit Nobel për Ekonomi, më 2002/Burimi: WSJ/Në shqip nga: Mapo.al/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Edhe 12 të shëruar dhe gjashtë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Thaçi i shokuar me “amaterizmin e Bordit të përkohshëm të KEK-ut dhe servilëve të tyre”

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Nis peticioni i VV-së me kërkesën për zgjedhje

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

Në dukje një çift normal, zbrazin 20 plumba ndaj policëve (VIDEO)

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

6 zyrtarë të MI-së morën paga shtesë për mbikëqyrjen e një projekti, njëri mori mbi 30 mijë euro

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Facebook nuk pranon të marrë masa pas komenteve të Trumpit

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump thotë se protestuesit do të përballen me qentë dhe armët nëse sulmojnë Shtëpinë e Bardhë

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

41% e kosovarëve në kohë pandemie ulën konsumin, 15% morën para borxh

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Vetëvendosje me peticion kërkon zgjedhje

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Heldti pas anketës së UNDP-së: Statistikat flasin vetë

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Miftaraj: Vendimet e Kushtetueses duhet të zbatohen, partitë politike të mos e sulmojnë gjykatën apo gjykatësit e saj

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Bankat në Kosovë të gatshme për dhënien e kredive

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Von Cramon: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë i papranueshëm

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Kundër shembjes me eksploziv të pallatit të VIP-ave në Durrës, banorët në protestë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoni edhe për 14 ditë

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën

Mustafa: Gjykata s’ia mbajti askujt anën