EKIPI I “SHOK”, NESËR NË KOSOVË

E publikuar: 01/03/2016 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i filmit “Shok”, kthehet nesër nga ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.

Edhe pse pa Oscarin që u shpresua ta merrte filmi, ekipi i “Shok”-ut kthehet krenar si të vetmit që çuan Kosovën në akademinë më prestigjioze të filmit në botë, duke i rikujtuar edhe njëherë botës krimet që përjetoi popullata shqiptare e Kosovës jo më shumë se 17 vjet.

Sipas një njoftimi nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ekipi i “Shok”-ut arrin nesër në Aeroportin e Prishtinës në orën 17:50.