Ekipi i Kosovës në xhudo testohet për Covid-19, të gjithë rezultojnë negativ

E publikuar: 16/07/2020 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekipi i xhudos i Kosovës dje është testuar për COVID-19.

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës në xhudo Driton Kuka, ka njoftuar se të gjithë kanë rezultuar negativ..

Ndërkohë ekipi ka udhëtuar në Poreç të Kroacisë në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit e Kroacisë dhe Sllovenisë.

“Ekipi ynë Elitar dje u testua dhe që të gjithë dolën negativ!

Tashmë kemi udhëtuar në stërvitje të përbashkëta me reprezentuesit Kroat e Slloven në Poreç të Kroacisë”, ka shkruar Kuka./kp/