Ekipet gati të fillojnë kërkimin e Armend Trenës në Lepenc

E publikuar: 04/05/2018 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasditen e djeshme është gjetur trupi i policir Malësor Dashi, i cili bashkë me policin tjetër të Kosovës Armend Trenën, u zhdukën më 28 prill. Që nga ajo ditë, kërkimet në lumin Lepenc dhe zonën malore përreth nuk kanë pasur të ndalur.
Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi i cili tregoi se si do të shkojnë sot kërkimet për policin tjetër, i cili ende nuk është gjetur Armend Trenën.

“Ekipet po bëhen gati për kërkime dhe mund të them se deri tani nuk kemi asgjë të re rreth kërkimeve që nga mbrëmë”, ka thënë Gashi për Express.

Trupi i policit Dashi është gjetur pesë kilometra larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti. Trupi i Malsor Dashit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kryeprokurori i Prokurorisë themelore të Ferizajt, Shukri Jashari tha se nga shikimet e para të kufomës bëhet fjalë për aksident ndërsa hodhi poshtë për dyshime tjera. Ai sqaroi edhe pse në momentin kur është gjetur ka qenë pa rroba.

Për të kërkuar trupat e policëve në lum dje ka dalë edhe zhytësi profesional Ismajl Kasumi bashkë me ekipin e tij.

Aksidenti ka ndodhur më 28 prill( të shtunën)n në magjistralen Han i Elezit-Kaçanik te vendi i quajtur “Kulla e Qeshmes” vetura e zyrtare e të cilëve bashkë me dy policët ka rënë në humnerë./Express/