Eibar fiton me përmbysje rezultati ndaj Villarreal

E publikuar: 30/10/2016 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vijareali nuk arriti të mbajë dot hapin e kryesueseve duke u mundur në 10 minutat e fundit përballë Eibarit, pikërisht atëherë kur u duk sikur kishtë marrë 3 pikët e radhës. Formacioni i Segura-s e luajti ndeshjen si zakonisht duke diktuar ritmin e duke mos lejuar kundërshtarët të kontrollojnë lojën, ndërsa në minutën e 40-të falë një penalltie mundi të marrë dhe epërsinë me një 11-metërsh të Rubios.

Në pjesën e dytë, Eibar në 20 minutat e fundit ndryshoi ritmin duke rrezikuar disa herë portën e Asenjos, që arriti të mbajë të paprekur portën deri në të 80-tën, kur Ramis pasi kontrolloi mjaft bukur një top goditi menjëherë duke gjetur barazimin. Gjithsesi kthesa e Eibarit u bë e plotë në të 87-tën kur Pedro Leon realizoi dhe golin e 2-1 duke i dhënë fitoren Eibarit që aktualisht renditet në pozita shumë të qeta në klasifikim.