Egjiptasit ndjehen të ofenduar nga Messi

E publikuar: 31/03/2016 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi është vënë në siklet në Egjipt pasi një politikan dhe zyrtar i futbollit ka reaguar ashpër ndaj veprimit të yllit argjentinas për të dhuruar një palë këpucë për bamirësi.

Kanali MBC Masr transmetoi një intervistë me Messin për emisionin “Yes I am Famous”, por njoftimi se sulmuesi i Barcelonës do të dhurojë këpucët për bamirësi ka ngjallur reagime të ashpra në Egjipt.

Në Lindjen e Mesme gjuajtja e këpucëve konsiderohet si fyerje dhe veprimin e Messit për të dhuruar këpucët e kanë cilësuar si veprim të ngjashëm me gjuajtjen e tyre.

Anëtari i parlamenti dhe prezantuesi televiziv, Said Hasain, gjatë emisionit të tij zbathi këpucët dhe tha se do t’i dhuronte për argjentinasit e varfër.
“Këpucët e kujt dëshiron t’i shesësh, Messi? Sa do të fitosh? Ju nuk e dinë se një bebe egjiptiane kushton më shumë se këpucët tuaja? Mbaji për vete këpucët ose shitja Izraelit”, ka thënë deputeti Hasain.

“Messi, ne jemi 90 milionë egjiptianë, të cilët kanë krenari, ne kemi këpucë”.