Egjipt: 155 të vrarë nga një sulm në një xhami

E publikuar: 24/11/2017 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

155 besimtarë u vranë sot nga militantët në një xhami që ndodhet në veri të gadishullit të Sinait. Lajmi u konfirmua nga autoritetet e sigurisë egjiptiane.

Ata thanë ekstremistët kishin në shënjestër përkrahësit e forcave të sigurisë në xhaminë e al-Rawdahit në qytetin e Bir al-Abdit.

Sipas autoriteteve militantët që ndodheshin në 4 makina tip fuoristradë hapën zjarr jashtë xhamisë gjatë faljes së namazit të së premtes.

Të plagosurit u dërguan në spitalet aty pranë.

Në sulmet e tyre militantët kanë sulmuar kryesisht forcat e sigurisë, por gjithashtu janë përpjekur të zgjerohen përtej gadishullit, duke goditur kishat e krishtera egjiptiane dhe pelegrinët.

Forcat e sigurisë së Egjiptit po luftojnë kundër Shtetit Islamik në veri të gadishullit të Sinait, që ka njohur një intesifikim të luftimeve në tre vitet e fundit duke rezultuar me vrasjen nga militantët të qindra policëve dhe ushtarëve.