Effenberg: Po të ishte më ri, sot Mandzukic do të kushtonte 200 milionë euro

E publikuar: 14/07/2018 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-futbollisti gjerman, Stefan Effenberg, thotë se Mario Mandzukic është një prej tre sulmuesve më të mirë në botë dhe do të kushtonte 200 milionë euro po të ishte më i ri.

32-vjeçari ka qenë një prej lojtarëve vendimtarë në kualifikimin e Kroacisë në finale të Kampionatit Botëror, ku do të ndeshet me Francën.

Krahas dy golave dhe një asistimi, ai ka vazhduar të jetë luftarak në Rusi, njësoj siç ka bërë edhe me klubin e tij, Juventus.

Mario Mandzukic (Foto: Getty Images)

“Asnjëherë nuk e kam kuptuar pse Bayern Munichu e shiti. Sipas meje, Mandzukic është njëri prej tre sulmuesve më të mirë në botë”.

“Ai angazhohet shumë për skuadrën dhe goli i tij në vazhdime ndaj Anglisë, ishte vendimtar”.

“Po të ishte më i ri, ai do të vlente 200 milionë euro dhe do ta preferoja dhjetë herë më shumë sesa Neymarin”, ka deklaruar ka shkruar Effenberg për T-Online.

Stefan Effenberg si lojtar i Wolfsburgut (Foto: Getty Images)

Mandzukic ka marrë lëvdata edhe nga ish-bashkëlojtari i tij te bavarezët, Arjen Robben.

“Është luftarak, një lojtar që të gjithë do ta donin në skuadër dhe jo në ekipin kundërshtar. Ndoshta nuk ka shumë aftësi me top, mirëpo ai gjithmonë i shënon golat e rëndësishëm dhe është lojtari tek i cili mund të llogarisësh”, ka theksuar Robben. /Telegrafi/