Efekti CR7, Juves i përfundojnë fanellat që i kishte planifikuar t’i shes për një vit

E publikuar: 06/08/2018 00:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Efekti Cristiano Ronaldo po tejkalon çdo pritshmëri te Juventusi, në magazinat e Zonjës së Vjetër nuk ka asnjë fanellë të portugezit.

Të gjithë tifozët duan një fanellë të CR7, por është palogjikshme t’i fajësosh ata, pasi një nga lojtarët më të mirë në histori ka zbritur në Torino dhe fanella e tij është domosdoshmëri për çdo tifoz.

Në dyqane dhe në faqen zyrtare të Juventusit nuk ka fanella bardh e zi, kjo pasi një interesim kaq i madh nuk ishte planifikuar.

Tani të gjithë ata që duan një fanellë bardh e zi të Ronaldos duhet të presin deri në fund të shtatorit, apo tetorin e hershëm.

Sipas TuttoSport, stoqet që ishin planifikuar për një vit, kanë përfunduar për tre javë.

Foto: Sky Sport

Deri më tani janë shtirur 55 mijë fanella, fitimet e deritanishme tejkalojnë 6.5 milionë euro. Ndërsa parashikimet deri në fund të sezonit pritet të shkojnë deri në 65 milionë euro.

Se ky do të jetë një vit për mos t’u harruar e tregojnë edhe statistikat e mëhershme, në sezonin 2016/17 ishin shitur gjithsej 41 mijë fanella, ndërsa në sezonin e fundit kishte pasur rritje vetëm 10-15 për qind. /Telegrafi/