Edward Snowden “Mos e përdorni Allo, shkel privatësinë tuaj”

E publikuar: 23/09/2016 12:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edward Snowden reagoi menjëherë pas daljes së aplikacionit Allo nga Google , duke thënë se ai nuk ishte gjë tjetër veç se një mjet tjetër për surveimin e shtetasve të Shteteve të Bashkuara.

Deklarata bie në kundërshtim me konferencën I/O të mbajtur nga Google në Maj. Atje Google demonstroi aplikacionin e ri, duke premtuar se Allo mund të kodonte mesazhet e përdorueseve për t’i bërë ato më të sigurtë, dhe të palexueshëm.

Ai ka edhe opsionin ‘inkonjito’ i cili siguron privatësi maksimale sipas Google. Madje mund të zgjidhni edhe opsionin për t’i fshirë mesazhet sapo personi ku i keni dërguar t’i lexojë ato.

Megjithatë Snoëden konsiston në mospërdorimin e këtij aplikacioni, pasi e konsideron atë më të pasigurtë se aplikacionet tradicionalë të mesazheve si ËhatsApp dhe Messenger.