Edukatorja ia ka derdhur kafen e nxehtë në fytyrë fëmijës në një kopsht në Shkup

E publikuar: 02/11/2016 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edukatorja kujdestare në një kopsht në Shkup ka derdhur kafe në fytyrën e një fëmije derisa ai ndodhej në krevatin e tij në sallën e kopshtit. Fëmija ka marrë plagë të djegurash të shkallës së parë në pjesën e syve dhe mollëzës së majtë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sot kumtoi se M.G. (33) nga Shkupi ka paraqitur se në orën 12:30 në objektin “Çekorçe” në kopshtin “Sërniçka” në njërën nga sallat e kopshtit të grupmoshës më të madhe parashkollore, përderisa vajza e saj e mitur ka qenë e shtrirë në krevatin e saj, nga ana e edukatores kujdestare së panjohur është derdhur kafe në fytyrën e fëmijës. Për shkak të lëndimeve të marra, prindi e ka dërguar fëmijën për kontroll në Kirurgjinë e fëmijëve-Shkup.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të rastit.