Edukatorja dhunon fëmijët, “Nuk dinin të kërcenin”

E publikuar: 27/12/2016 02:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një edukatore është pushuar nga puna pasi është filmuar teksa dhunon dy të mitur të cilët nuk po mësonin lëvizjet e një kërcimi për një eveniment që kopshti kishte organizuar për Krishtlindje.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur disa ditë para fundjavës festive në qytetin e Lu’an në provincën e Anhui të Kinës.

Kamerat e sigurisë të kopshtit tregojnë dy vajza të moshës 4-5 vjeçe të cilat ishin pjesë e një grupi kërcimi që do të performonin para të gjithë prindërve në koncertin që do zhvillohej me rastin e festave të fundvitit.
Por ndërsa dy vajzat ngatërruan kërcimin, reagimi i edukatores ka qenë shumë i rëndë duke i përplasur në mur e më pas i ka goditur.

Fëmijët u kanë treguar prindërve të tyre, e këta të fundit kërkuan të shihnin pamjet filmike. Raportohet se pas verifikimit të pamjeve edukatorja në fjalë është pushuar nga puna, por kjo është një masë shumë e lehtë sipas prindërve që kërkojnë ndëshkim më rëndë.