Edona James dënohet për dëshmi të rrejshme se e përdhunoi boksieri gjerman

E publikuar: 07/02/2017 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edona James, tranvestiti shqiptar, ka dalë këtë të hënë në një sallë gjyqi në Gjermani.

James, e njohur në botën e shoubizit dhe spektaklit në Gjermani, akuzonte një boksier për përdhunim.

Por 30-vjeçarja u arrestua në gjyq pasi kishte kontaktuar me një nga dëshmitarët përmes mesazheve.

Edona u kyç në një prej qelive të gjykatës, pas akuzave për mashtrim, përpjekje për ndikim tek dëshmitarët, prostitucion dhe dëmtime trupore.

Edona punonte në një bordello në Mynih, ku u njoh me një boksier gjerman. Ajo pranoi të shkonte tek shtëpia e tij, duke i kërkuar 300 euro.

Por më pas e akuzoi për përdhunim. Boksieri nga ana e tij tha se ajo e kishte dhunuar. Çështja përfundoi në gjykatë, transmeton syri.

Pasi përfundoi në qeli, ajo mes lotëve pranoi se kishte gënjyer dhe se nuk kishte pasur përdhunim. Prokuroria kërkoi menjëherë dy vite burg. Por, gjykatësja e dënoi me dy vite shërbim prove./Telegrafi/