Edita Tahiri: Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme

E publikuar: 29/03/2017 15:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur dje në takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Hoyt Brian Yee, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë si dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas takimit, Tahiri ka deklaruar se takimi me Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit  ishte shumë i rëndësishëm, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik me SHBA-të në të gjitha proceset që forcojnë shtetin e Kosovës dhe integrimin euroatlantik të tij, transmeton Klan Kosova.

“Aleanca jonë strategjike me SHBA-të do të jetë e përhershme dhe Kosova po punon për një shtet të suksesshëm, që është qëllim përbashkët i Kosovës dhe SHBA-ve”, theksoi ministrja Tahiri, duke shtuar se roli udhëheqës i SHBA-ve do ta mbaj rajonin në paqe dhe stabilitet, ndërsa do të evitoj ndikimet negative të atyre që po shfaqin ambicie të rrezikshme gjeopolitike ndaj rajonit.