Edinson Cavani: Nëse humbim kundër Napolit, do të jetë e vështirë ta kalojmë grupin

E publikuar: 02/11/2018 05:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain po kalon nëpër një sezon fantastik në ligën elitare franceze.

Në kampionatin e ri të Ligue 1, skuadra e sheikut Nasser Al-Khalifi ka siguruar 11 fitore në po aq ndeshje me një gol dallim prej 39 të shënuara dhe gjashtë të pranuara.

Megjithatë, kështu nuk mund të themi edhe në garat e Ligës së Kampionëve, ku francezët kanë rrezikuar shumë me ndeshjet e para.

Kampioni zënë pozitën e tretë të renditjes së grupit, ku para tyre janë Napoli si dhe lideri, Liverpool.

E me napolitanët do të takohen si mysafirë gjatë mesjavës së ardhshme dhe kjo mund të jetë vendimtare sipas sulmuesit Edinson Cavanit.

”Kthimi në Napoli do të jetë emocional për mua, sidomos në stadium, me tifozët e tillë. Besoj se do të jetë një lojë e mrekullueshme, në të cilën duhet të tregojmë se jemi më të mirë dhe dimë se si të merremi me presionin. Nëse humbim, do të jetë e vështirë për ne që të kalojmë në grupin”, tha uruguaiani i cili te francezët kishte kaluar nga Napoli.

Ndryshe, në ndeshjen e javës së kaluar të zhvilluar në Parc de Princes të Parisit kishte përfunduar 2-2. /Telegrafi/