Edi Rama “shuplakë” serbëve të Kosovës

E publikuar: 23/03/2015 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka “goditur” serbët e Kosovës të cilët kanë lënë institucionet e vendit. Rama ka thënë se e rëndësishme është që serbët i kanë vendet dhe Kosova u ka ofruar të gjitha kushtet e parapara  me kushtetutë.

“E rëndësishme që serbët i kanë vendet në Kuvendin e Kosovës. Se çka do të bëjnë ata është punë për ta. Nëse donë të kthehen le të kthehen aty i kanë vendet nëse jo punë për ta. Kosova u ka ofruar të gjitha kushtet e parapara me Kushtetutë.

Mirëpo në këtë rast problem mbetet gjendja e shqitparëve në Luginën e Preshevës të cilët as për afër nuk kanë kushtet e serbëve të Kosovës”, ka thënë Rama./Zeri/