Edi Rama: Paqen e bëjnë luftëtarët, skifterët dhe jo pëllumbat

E publikuar: 25/06/2020 23:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se paqen e arrijnë luftëtarët apo skiftërët dhe jo pëllumbat.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se të gjitha proceset e paqes nuk ecin kur ana e moderuar i kërkon, por ecin kur ana e skifterëve i kërkon.

“Nuk është na natyrën time dhe nuk jam nga ata që tregoj mesazhe dhe komunikime, por në këtë kontekst kam pasur një debat me Hashim Thaçin sepse nuk ia kanë miratuar reagimin ndaj Sali Berishës.

“Ka qenë një reagim emocional në kohën kur është filluar debati i bisedimeve më Vuçiqin – jo territori, jo pazari ishte fillimi dhe çfarë i kam thënë?: Ka një problem që rrezikon të bëhet i madh në pikëpamje të perceptimit të kësaj që t’i po përpiqesh të bësh, që po kthehet në një teme ndasie dhe që po degradon në një luftë provinciale”.

“Burra aq të vegjël që ziejnë se kush është tradhtari e kush patrioti dhe i thash në këtë temë sigurisht që ti je legjitim në të drejtën tënde ta udhëheqësh këtë proces dhe unë besoj se paqen e bëjnë luftëtarët, paqen e bëjnë skifterët, nuk e bëjnë pëllumbat”.

“Shikoni të gjitha proceset e paqes nuk ecin kur pëllumbat – ana e moderuar i kërkon, por ecin kur ana e skifterëve i kërkon”.

“Nga ana tjetër, në këtë proces do të duhej të përfshiheshin të gjithë, i kam thënë Thaçit se duhet të shkoni tek Berisha dhe ekspozoni idenë e procesit dhe të gjithë të mbaheshin të informuar se si po shkon në linja të përgjithshme”.