“Edi Rama Non Grata në Serbi”, kërkesa pas deklaratave për President të unitetit kombëtar

E publikuar: 19/02/2018 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për zgjedhjen e një Presidenti të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë, reagojnë edhe serbët.

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë Nenad Popoviç kërkon që Serbia ta shpallë “non grata” Edi Ramën për këto deklarata.

“Këtë e njohim si kërcënim të rrezikshëm që Shqipëria në të ardhmen planifikon ta aneksojë Kosovën, e cila me Kushtetutën tonë është pjesë e Serbisë”, citohet Popoviç nga mediat serbe.

“Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i qëllueshëm në rrafshin e racionales, por historia na këshillon se çfarë është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet”, u shpreh Rama dje nga Kosova.

Serbët ndër të tjera kërkojnë edhe sqarime nga ambasadori shqiptar në Beograd në lidhje me këto deklarata.

Gazeta Express