Edi Rama e përzë edhe Behgjet Pacollin nga Shqipëria

17.04.2019 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edi Rama e përzë edhe Behgjet Pacollin nga Shqipëria

Behgjet Pacolli nuk do të ketë hotele, SPA, Aqua Park, vila, apartamente e fushë të golfit në Divjakë të Shqipërisë.

Biznesmeni kosovarë që mban edhe postin e zëvendëskryeministrit e Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli nuk është i pëlqyer në Shqipëri.

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka pamundësuar realizimin e planeve të kompanisë Mabetex Group për investime në zonën turistike në Divjakë.

“Mabetex dhe Behgjet Pacolli  është tërhequr përfundimisht nga investimi qindra milionësh nga zona më me nam turistik në Shqipëri”, ka bërë të ditur njeri nga njerëzit e afërt të Behgjet Pacollit, i angazhuar enkas për projektin e Divjakës.

Gazeta InFokus mëson se tërheqja e planeve për investime ka ardhur pas një acarimi raportesh mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Behgjet Pacollit.

Rama, mëson Gazeta inFokus nuk i ka ofruar siguri për investime në Divjakë, Pacollit, duke nxjerr në pah edhe disa probleme pronësore në zonën ku do të shtrihej resorti gjigant i zëvendëskryeministrit kosovarë.

Veç kësaj mësohet se bllokimi i investimeve ka ardhur edhe për shkak të kundërshtimeve të ambientalistëve dhe tejkalimit të planeve që do të dëmtonin tej mase zonën e cila është e mbrojtur si Park Nacional.

Gazeta inFokus ka kërkuar sqarime nga drejtuesit e Mabetex Group lidhur me këtë vendim por ende nuk ka marrë përgjigje.

Çka parashihte projekti i Behgjet Pacollit për Divjakën?

Investimin në Divjakë Behgjet Pacolli e kishte marr shumë seriozisht vite më parë për shkak të zonës tejet atraktive ku do të shtrihej resorti.

Ai ishte angazhuar personalisht për projektin dhe nuk kishte hezituar ta krahasonte atë me resortet më me nam në Dubai.

Projekt është quajtur “Divjaka Resort” dhe parashikohej të shtrihet në 3,342 hektarë hapësirë, nga të cilat 200 hektarë do të ishin plazh, ndërsa 1,050 hektarë do të ishin pyll. Aty parashihej që të ndërtoheshin 370 vila dhe 2350 apartamente, në të cilat brenda natës do të kishin kapacitet për të akomoduar 18,000 turistë.

Për të stimuluar zhvillimin e faunës dhe florës projekti parashikonte edhe një lagunë prej rreth 1,270 hektarësh.

“Projekti ofron një mundësi të jashtëzakonshme të zhvillimit ekonomik të zonës si edhe të gjithë Shqipërisë, duke mundësuar hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e ndjeshëm në infrastrukturë si edhe një treg të madh për prodhimet bujqësore të zonës”, është thënë në promovimin e projektit.

Kundërshti biznesmenit kosovarë menjëherë i kishin ardhur nga ambientalistët e Shqipërisë. Madje ishin evidentuar edhe shkeljet ligjore që paraqiste masterplani i resortit bërë nga Mabetex.

Këtë javë, Qeveria e udhëhequr nga Rama ka marrë edhe një vendim tjetër për familjen Pacolli.

Biznesmeni Rrahim Pacolli është shkarkuar nga pozita e konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Ai ka mbajtur me vite këtë pozitë të rëndësishme nderi. Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë Republikën e Shqipërisë që të nderoheshin në Kosovë, nëpërmjet figurës së biznesmenit Pacolli.

Ai me këtë post ka përfituar targa diplomatike të Shqipërisë. Ka pasur mundësinë që të kalojë kufirin, pa u kontrolluar nga autoritetet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Por, të martën kryediplomati Gent Cakaj ka vlerësuar se figura e Rrahim Pacollit nuk i bënë nder Shqipërisë dhe ka vendosur që ta shkarkojë nga kjo pozitë./Gazeta inFokus/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Shqipëria – 25 mijë euro për Bujanocin, Serbia 40 milionë për serbët e Kosovës

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

Maloku pasi u ftua nga Tribunali: Djemtë e mi i nxora jashtë vendit, s’munda t’iu sigurojë kushte në Kosovë

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

A do të mbahet ‘Beer Fest-i’ i radhës në Prishtinë?

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Veseli dorëzon kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Çka fshihet pas mashtrimit të Zaevit nga humoristët rusë?

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Haradinaj i reagon Zaevit: Askush s’do ta ndajë Kosovën

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Naim Malokun e kontakton Gjykata Speciale

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Vetëvendosje kërkon largimin e Thaçit nga presidenca, pasi Zaev zbuloi detaje për ndarjen e Kosovës

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Si kishte rënë Ramush Haradinaj në kurthin e dy komedianëve rusë sikurse miku i tij Zaev

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Adoleshenti amerikan dënohet me burgim të përjetshëm, ia kishte hequr kokën shokut të vet

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi