Edhe Xhevdet Hajrullahu me kompaninë Xhevda MAAE, i bashkohet aksionit humanitar

E publikuar: 07/05/2020 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donatorë të shumtë po i dalin në ndihmë, për çdo ditë, Komunës së Gjilanit, me donacione të ndryshme, dhënë përmes Komitetit Emergjent, te ata që kanë nevojë. Ky komitet po e menaxhon tërë angazhimin që po bëhet për ta përballuar sa më lehtë e sa më mirë situatën në të cilën gjendemi në ballafaqimin e përditshëm kundër përhapjes së koronavirusit.
Edhe Xhevdet Hajrullahu, me kompaninë Xhevda MAAE, iu bashkuar aksionit humanitar të qindra humanistëve tjerë, të cilët përgjatë këtyre ditëve, u angazhuan ngado që janë, për t’i dalë në ndihmë bashkëqytetarëve tanë, në mënyrë që ta kalojmë sa më shpejtë e më lehtë situatën pandemike.

“Xhevdet Hajrullahu, një ndërmarrës i suksesshëm, veçohet për sinqeritetin, punën dhe përkushtimin e tij, karshi familjeve në nevojë. Përveç të tjerash, Xhevda, gjithmonë është karakterizuar me bujarinë e tij humane dhe njerëzore, në drejtim të përmbushjes se detyrimit humanist”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër ismajli.

Ismajli thotë se Kompania “Xhevda MAAE”, është një kompani ndërtimesh, e cila po bënë revolucion ndryshimesh rrënjësore në hapësirën urbanistike në ndërtimin e objekteve madhore brenda Gjilanit. Për ta, ndërtimtaria është art në vetvete, dhe, padyshim, që arti i shprehur në ndërtimtari, na jep një ndërtim kualitativ dhe me përmasa standardesh shumë të larta.

Nënkryetari është shprehur falënderues ndaj Xhevdet Hajrullahut dhe Kompanisë “Xhevda MAAE”.