Edhe tre ditë nga telefoni i Huawei me ekran që paloset

E publikuar: 22/02/2019 02:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Huawei P30 dhe P30 Pro do të prezantohen vetëm në fund të muajit Mars por deri atëherë kompania ka planifikuar tjetër telefon të rangut të lartë.

E kemi fjalën për telefonin me ekran që paloset dhe me rrjet 5G të premtuar nga kompania vitin e kaluar.

Prodhuesi Kinez sot postoi në rrjetin social Twitter një video ku tregohet numërimi mbrapsht deri në prezantimin e tij.

Kompania thotë se kanë ngelur vetëm tre ditë. Informacionet rreth ekranit që paloset janë të pakta, por 5G-ja do të përfaqësohet nga modemi Balong 5000 5G dhe procesori Kirin 980.

Telefoni i Huawei do të vijë vetëm katër ditë pas debutimit të telefonit me palosje të Samsung, Galaxy Fold.

Aktiviteti i Huawei do të mbahet më 24 Shkurt prandaj qëndroni me ne për informacionet më të fundit. /PCWorld Albanian