Edhe Telekomi Britanik refuzon pajisjet e Huawei

E publikuar: 05/12/2018 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Britanik i Telekomunikacionit BT do të heqë pajisjet e gjigandit Kinez Huawei nga rrjeti qendror i 4G-së brenda dy vitesh raportoi Financial Times.


Lëvizja nga BT vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje aleatëve të shmangin pajisjet e Huawei në infrastrukturat e tyre të telekomunikacionit.

BT gjithashtu ka përjashtuar Huawei nga mundësia e furnizimit me pajisje për rrjetet 5G.


Megjithatë kompania do të vijojë të përdorë pajisjet e Huawei në pjesët fundore të rrjeteve si pajisjet për masat.

Në Nëntor Wall Street Journal raportoi se qeveria Amerikane kishte tentuar të paralajmëronte aleatët rreth Huawei.

Pak ditë më parë Zelanda e Re refuzoi pajisjet e Huawei për rrjetin 5G.

Australia që nga fillimi i këtij viti ka bërë të njëjtën gjë. /PCWorld Albanian