Edhe sivjet, Merkel gruaja më e pushtetshme në botë

E publikuar: 27/05/2015 14:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kancelarja gjermane Angela Merkel është shpallur për të pestin vit radhazi gruaja me e pushtetshme në botë nga revista prestigjioze “Forbs”.

Në renditjen e përvitshme të 100 grave më me influencë në planet ku përfshihen udhëheqëse, politikane, sipërmarrëse dhe personazhe hollivudiane, Merkeli qëndron në krye.

Pas saj, në vendin e dytë, renditet kandidatja për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilari Klinton, i cila ngjit katër vende nga renditja e vitit të shkuar, transmeton Indeksonline.

Surprizë ka qenë vendi i tretë, në të cilën gjendet Melinda Gates, bashkëshortja e Bill Gates dhe bashkëthemeluese e Fondacionit Bill dhe Melinda Gates.

Në vendin e katërt dhe të pestë ndodhen përkatësisht kryetarja e Rezervës Federale në SHBA Janet Yellen dhe drejtoresha e “General Motors”, Mary Barra.

Në vijim të listës, kemi shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar Christine Lagarde, presidenten braziliane Dilma Rouseff, bashkëshortja e themeluesit të “Facebook”-ut Sheryl Sandberg, drejtoresha e “You Tube” Susan Ëojcicki dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama.

Nga Hollivudi, në këtë listë ndodhen Oprah Winfrey e pozicionuar në vendin e 12-të, Byonce në vendin e 21-të, Ellen DeGeneres e 50-ta, si dhe Sofia Vargara shtatë vende më pas./Indeksonline/