Edhe pse u ul TVSH-ja, artikujt e konsumit u shtrenjtuan (Video)

16.12.2017 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Edhe pse u ul TVSH-ja, artikujt e konsumit u shtrenjtuan (Video)

Çmimet e produkteve bazë për familjet kanë shënuar rritje këtë nëntor.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë për rritje të çmimit të produkteve nga mielli, mishi, pemët dhe disa ushqime të tjera, raporton KTV.

Sipas statistikave, buka dhe drithërat kanë pësuar rritje të çmimit në 2.9 për qind, ndërsa qumështi, djathi dhe vezët 1.2 për qind.

Te pemët janë rritur çmimet për 12.8 për qind, që sipas zyrtarëve të kësaj agjencie, ka ndodhur për shkak se shumica e tyre importohen.

Mirëpo, këto përqindje të paraqitura i quajnë tejet të vogla mbrojtësit e konsumatorit, të cilët thonë se në realitet çmimet e produkteve bazike janë edhe më të mëdha, ndërkaq rrogat vazhdojnë të mbesin të njëjta.

Me të dhënat e ASK-së nuk po pajtohen drejtuesit e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës.

Madje, sipas tyre, mullinjtë janë duke punuar me humbje.

Ata që në fund po e paguajnë koston janë qytetarët, të cilët ankohen duke thënë se as vetë nuk e dinë se si po ia dalin ta përmbyllin muajin.

Sidoqoftë, konsumatorët dhe mbrojtësit e tyre thonë se krejt kjo situatë është krijuar si pasojë e moskontrollit institucional të tregut në vendin tonë.

Para disa viteve, qeveria mori vendim për uljen e TVSH-së, për një numër produktesh esenciale për shportën e konsumatorit, por një vendim i tillë nuk reflektoi në çmim sepse kështu vendosën tregtarët.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
Konkurs për kameraman/e dhe fotograf/e
artikull i sponzorizuar


Miqësia e Haradinajt me bashkëpunëtorin e Veselinoviqit, “që e mban në tension veriun”

Miqësia e Haradinajt me bashkëpunëtorin e Veselinoviqit, “që e mban në tension veriun”

Meze e muhabet për Fatmir Limajn dhe bashkëpunëtorët e tij

Meze e muhabet për Fatmir Limajn dhe bashkëpunëtorët e tij

Plagosje me Armë Zjarri në Drenas

Plagosje me Armë Zjarri në Drenas

Gjykatën Themelore të Prishtinës e presin numër i madh i rasteve të korrupsionit

Gjykatën Themelore të Prishtinës e presin numër i madh i rasteve të korrupsionit

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale: Po e Bëjmë Punën Brenda Mandatit Tonë

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale: Po e Bëjmë Punën Brenda Mandatit Tonë

Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat për ta ratifikuar demarkacionin

Kosova ka vetëm edhe dy muaj afat për ta ratifikuar demarkacionin

Visar Ymeri nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re

Visar Ymeri nuk e përjashton mundësinë e krijimit të një partie të re

Ymeri: Albini kërkonte që Molliqaj të mos kandidonte për deputet

Ymeri: Albini kërkonte që Molliqaj të mos kandidonte për deputet

Ymeri: Kam pak shpresa se do të shpëtojë Vetëvendosje nga ndarja

Ymeri: Kam pak shpresa se do të shpëtojë Vetëvendosje nga ndarja

Turqia njjofton vendosmërinë për ofensivë ushtarake në Siri

Turqia njjofton vendosmërinë për ofensivë ushtarake në Siri

5 shoferët e Emergjencës në Drenas në pushim vjetor, për një pacient Autoambulancën e voziti mjeku

5 shoferët e Emergjencës në Drenas në pushim vjetor, për një pacient Autoambulancën e voziti mjeku

Simons: Eulex montoi procese kundër krerëve të UҪK-së

Simons: Eulex montoi procese kundër krerëve të UҪK-së

Hahn thotë se Kosova duhet ta zgjidh çështjen e kufirit sepse BE nuk lëshon pe!

Hahn thotë se Kosova duhet ta zgjidh çështjen e kufirit sepse BE nuk lëshon pe!

Narkotikë e Para të Konfiskuara në Mitrovicë të Veriut

Narkotikë e Para të Konfiskuara në Mitrovicë të Veriut

Kjo është agjenda e Vuçiqit në Kosovë

Kjo është agjenda e Vuçiqit në Kosovë

Në Prishtinë deri në 5 orë reduktime të energjisë elektrike, qytetarët të indinjuar

Në Prishtinë deri në 5 orë reduktime të energjisë elektrike, qytetarët të indinjuar