Edhe pse u prodhua 40 vite më parë, Ford Fiesta nuk ishte vozitur nga askush – tani po shitet për 8,500 funte (Foto/Video)

E publikuar: 25/01/2019 04:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një veturë Forda Fiesta që ishte prodhuar në vitin 1978, por që asnjëherë nuk ishte vozitur, pritet të dalë në ankand me një çmim fillestar prej 8,500 funte.

Bëhet fjalë për modelin MkI Fiesta me motor prej 957 cc që ishte ekspozuar në muzeun e shkencës në Londër që nga viti 1980 deri më 2017, dhe që asnjëherë nuk kishte dalë në rrugë për një xhiro, transmeton Telegrafi.

Ajo mund të jetë e kujtdo që është i gatshëm t’i paguaj 8,500 funte. Ndërsa sa i përket karakteristikave të Ford Fiesta, ka motor 957 cc që prodhon 45 bhp, kurse shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 18 sekonda.

Shpejtësia maksimale është 135 kilometra në orë, kurse më 2 shkurt pritet të dalë në shitje. Sipas mediave angleze tashmë kanë shprehur interesim shumë persona që këtë veturë ta kenë në garazh. /Telegrafi/