Edhe pse numri i të infektuarve me koronavirus po shkon duke u rritur, fluksi i vizitorëve embushën për gjysmë ore plazhet e sapo hapura në Floridë

E publikuar: 18/04/2020 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turmat e njerëzve i kanë mbushur për gjysmë ore plazhet e sapo hapura në Floridë të Shteteve të Bashkuara, megjithëse zgjerimi i pandemisë nuk ka të ndalur.

Derisa në këtë shtet është regjistruar numri më i madh i vdekjeve brenda dite, që nga vdekja e parë nga coronavirusi, plazhet janë hapur në orën pesë të mëngjesit, nën rregulla të reja dhe për një kohë të caktuar, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, nuk është respektuar distanca sociale, teksa vizitorët nisët të grumbullohen të lumtur në bregdet, pas disa kohe të mbyllur nëpër shtëpi.

Departamenti i Shëndetësisë në Floridë, ka bërë të ditur për 1,413 raste të reja me coronavirus brenda një dite, që është numri më i madh i fataliteteve ditore deri më tani.

Kjo e ngritë në 24,753 numri e përgjithshëm të personave te infektuar, derisa 726 kanë vdekur si pasojë e coronavirusit, 58 prej të cilëve gjatë ditës së djeshme.

Mësohet se plazhet do të jenë të hapura nga ora gjashtë e mëngjesit deri në orën 11:00, ndërsa zonat e plazhit që janë për ushtrime dhe vrapim, nga ora pesë deri në orën tetë.

Të gjithë vizitorëve iu është ndaluar të marrin peshqirë, karrige, shtretër gome, si dhe të mos hedhin mbeturina derisa duhet të mbajnë distancën sociale deri në dy metra.